Ministri i ekonomisë Bekim Neziri ka folur lidhur me problemet që po u shkakton pala maqedonase produkteve bujqësore shqiptare në kufi. Ai ka kritikuar kolegun e tij

“Nuk ka asnjë kamion që pret, as sot, as nesër, as pasnesër deri sa të ndryshohet rregullorja e ministrisë së bujqësisë ne jemi marrë vesh që asnjë kamion të mos ndalohen në kufi. -Shqipëria mund të kundërpërgjigjet, dhe nëse përsëritet një gjë e tillë edhe një herë. Raportet mes Maqedonisë dhe Shqipërisë janë mjaftë të mira, nëse përsëriten këto gjëra edhe unë si ministër i ekonomisë jam pro asaj gjëje sepse ministri i bujqësisë nuk mund të vendos një masë që do të dëmtojë këmbimin tregtar mes dy vendeve”, deklaroi Neziri.

Ai ka biseduar me ministrin shqiptar Arben Ahmetaj, lidhur me problemet e ditës së kaluar në kufirin me Shqipërinë, kur u ndaluan kamionët që importojnë në Maqedoni prodhime bujqësore, me urdhër të inspektoratit për ushqim dhe veterinari që është nën ingerenca të Ministrisë së Bujqësisë, me arsyetimin se duhet të kryhen analizat e prodhimeve që hyjnë në Maqedoni. “Në këtë kohë mora një telefonatë nga kolegu im nga Tirana Arben Ahmetaj dhe duke e pas parasysh se Maqedonia është nënshkruese e CEFTA-s dhe ne nuk mund ti ndalojmë kamionet në kufi, duke e ditur se ato produkte prishen kollaj, dhe në bashkëpunim me ministrinë e bujqësisë u zgjidh punë gjatë ditës së djeshme. Sot nuk ka asnjë kamion në kufi, megjithatë, në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, si ministër i ekonomisë do ta ngrejë këtë pyetje dhe do të kërkojë që ministri i bujqësisë të ndryshojë rregulloren e brendshme. Ne jemi që të kontrollohet çdo produkt që hynë në Maqedoni, sidomos ato bujqësore por jemi kundër asaj që kamionët të mbahen në kufi, por kamionët të lëshohen dhe gjatë kohës së analizave ato kamionë me produkte të tilla të vendosen në vende ku ka kushte për tu mbajtur”, theksoi Neziri.