Kanë pak besim te një mrekulli edhe nga përtej “Adriatikut”, nga ku kanë nisur të bëjnë planet për periudhën post-Allegri.

Prespektiva e lamtumirës duket më e besueshmja, edhe pse nuk mund të përjashtohet qëndrimi i teknikut italian edhe në rast dështimi me Atleticon.

Kush do ta merrte trashëgiminë e Allegrit? Emrat që qarkullojnë, në fakt, kanë peshë të rëndë. I paravendosuri duket se është Zinedine Zidane, por francezi, i cili fitoi 3 Champions radhazi në krye të Realit, kërkohet edhe nga Chelsea. Emri tjetër me peshë është Antonio Conte, i cili e njeh mirë ambientin te “Zonja e Vjetër”, nga ku u largua në vitin 2014. Pista më e bujshme është ajo që të çon te trajneri aktual i Manchester City-t, Pep Guardiola, për të provuar te kampionët në fuqi të Serisë A stilin tiki-taka.