Zoti president Ilir Meta, ju më së paku keni të drejtë të talleni në këtë mënyrë me ngritjen e Flamurit Kombëtarë, me shqiptarët e Manastirit!
Ju silleni, lirshëm në Manastir, sikurse miku juaj Gruevski, në Shqipëri!
E dini pse nuk keni të drejtë, as morale e as kombëtare? Sepse, ju asnjëherë, ama asngjë, nuk bëtë për shqiptarët e Manastirit, por edhe shqiptarët e Maqedonisë në përgjithësi, edhe pse kishit mundësi dhe pozitë në kierarkinë shtetërorë shqiptare…
1. Ju, Shteti Shqiptar, akoma nuk e keni blerë Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, sic bëjnë popujt e rajonit për monumentet e këtilla të rëndësishme historike, ndërkohë që shtireni me ngritjen e Flamurit Kombëtarë sikur e keni zbuluar Amerikën, ose më fjalë tjera, po bëni ndonjë akt patriotik! Turp dhe tallje për gjithë shqiptarët e Maqedonisë, o president. Këto “trika, truqe Tuaja, janë të denja vetëm për Robin Hudin dhe Don Kishotin. Ikni në Skrapar dhe shisni atje këto veprime të ulëta dhe tallëse.
2. Na thoni neve shqiptarëve të Maqedonisë, çfarë bëtë për shqiptarët e Manastirit, kur ata u dhunuan në mënyrën më çnjerëzore në vitin 2001 dhe ku atyre iu dogj pasuria, si në kohën e nazizmit! Asgjë pra…, shikonit nga Tirana filma, njësoj sikurse Ali Ahmeti që bëntë sehir nga Prizreni.
3. Na thoni Zoti Meta vetëm një projekt, qoftë edhe i vlerës 10 mijë euro, që ju (Shteti Shqiptar) keni investuar në këtë Qytet të Alfabetit te Shkronjave Shqipe. Ndërkohë, që me miqtë e tuaj maqedonas, në Maqedoni, keni hangër darka e dreka, në vlerë disa herë shumë më të madhe. Nëse doni të mësoni se si duhet dhe kur duhet, merrni mësim nga sërbet dhe kroatët se cfarë kanë bërë për vëllezërit e tyre nëpër shtetet fqinje.
4. Pra, nuk keni bërë asgjë për manastirasit shqiptarë, prandaj s’keni të drejtë sot të talleni me ata. Pavarësisht se ata e duan Shqipërinë deri në dhimbje, por talljen dhe ofendimin që ua bëni, nuk e duan. Na falni, Zoti President, porngritja e Flamurit Kombëtar në Manastiri, më shumë se një akt “patriotik”, duket me tamam tallje dhe veprim qesharak.