Ish i dërguari i NATO-së në Maqedoni pas luftës së vitit 2001, Nikolas Bigman, në një letër të shkruar enkas për ditëlindjen e 60 të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni lartëson figuron e Ali Ahmetit dhe thekson që ky vend ka shumë për t’iu faleminderuar Ahmetit për arritjet e fundit.

Bigman shkruan:

“I nderuar dhe shumë i respektuar Ali Ahmeti,

Në ditëlindjen tuaj të 60, ju dëshiroj fat, sukses, shëndet dhe të gjitha të mirat në dekadat e ardhshme.

Edhe pse ka një kohë të gjatë që nuk jemi takuar, unë ju kam në mendje bashkë me kohërat që i kaluam bashkë. Cfarë kohërash ishin ato!

Kam përshtypjen që Maqedonia po shkon në rrugën e duhur, dhe besoj që ky shtet ka për t’ju falënderuar juve shumë.

Siç duket ky vit do të jetë vendimtar për vendin tuaj dhe ju do të keni rol shumë të rëndësishëm në këtë proces.

Te fala juve dhe familjes,

Nikolas Bigman” përfundon letrën e vet Ambasadori Bigman.

Loading...