Sot rreth orës 10:00, është arrestuar një person pasi që dyshohet se i njëjti ka therur me thikë një 17 vjeçar në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se ka të bëjë me një rast të therjes me thikë, transmeton Klan Kosova.

“Mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit kanë ngritur versionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje në mes të dyja palëve”.

Lidhur me këtë rast, policia ka arritur ta arrestoj personin e dyshuar, ku i njëjti është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

klankosova.tv