Banorët e një pjese të Reçicës së Vogël kanë probleme serioze me ujin e pijshëm.

Deri te ASH Dega Tetovë ka arritur një reagim nga disa banorë të Reçicës së Vogël për mungesë të ujit të pijshëm.

Ja reagimi i tyre:

Banorët e një pjese të Reçicës së Vogël kanë probleme serioze me ujin e pijshëm!

Ujin e marrin nga fshati Rasadishte, në mënyrë private dhe mirëmbajtja bëhet me kontribute private të banorëve të Reçicës.

Tek shkolla bujqësore në periudhë 2009 2013 është hapur një pus apostafat për këtë lagje pastaj vazhduan punimet në teren por të pa përfunduara.

Në qeverisjen e Teuta Arifit punimet ndryshuan kahjen në vend që gypat të lidhen me pusin e hapur ato u lidhën me rrjetin e qytetit edhe u soll deri tek rezervuari i fshatit Reçicë por jofunksional, dhe që aso kohe kjo pjesë e fshatit Reçicë ka mungesë të ujit të pijshëm, shkaku se ky projekt nuk është funksional për arsye jo të njohura për banorët e kësaj lagje, nuk kanë as informata se për çfarë arsye nuk kanë ujë.

Banorët e kësaj lagjeje kanë shprehur shqetësimet e tyre për çështjen në fjalë!