Përfaqësuesja e Kosovës e ka mësuar emrin e kundërshtarit të radhës. Djelmoshat e Bernard Challandes do të përballen me Kombëtaren e Danimarkës në muajin mars. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv, Arlind Sadiku, raporton Zëri. Miqësorja në fjalë do të zhvillohet në Prishtinë gjatë muajit mars. Kosova do ta zhvillojë këtë miqësore para fillimit të eliminatoreve të Kampionatit Evropian. Fazën në fjalë, Kosova e fillon kundër Bullgarisë në “Fadil Vokrri”./Zëri/

Loading...