Alma SaraciAlma Saraçi është një aktore e re në Hollywood, e cila i ka hyrë me pasion rrugës së filmit. Ajo ka luajtur rol kryesor në filmin “Karma”, xhiruar në Indi, si dhe disa role më pak të njohur.

Alma, e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara nga Elbasani, flet për ‘Zërin e Amerikës’ mbi sfidat me të cilat përballen aktorët e rinj për të filluar një karrierë në industrinë e filmit.