Një hart e vendit fqinj, pronat dhe familjet e Paramithias në 1930-ën dhe 1940-ën vërteton se Shqipëtarët ishin autoktonët e qytetit.

Sipas një dokumenti të Departamentit Amerikan tregon se qëndron një varr masivë tek një stadium ku mendohet të jenë shumica fëmijë edhe të moshuar.

Gjatë këtyre viteve, më shumë se 3000 njerëz të pafajshëm shqiptarë u vranë dhe më shumë se 2,000 të tjerë vdiqën duke rrugëtuar drejt Shqipërisë. Shumica e tyre ishin fëmijë dhe të moshuar. Një nga dokumentet e Departamentit Amerikan të Shtetit Nr. 84/3, Misioni i Tiranës 1945-1946 thotë: “Sipas të gjitha informacioneve që kam qenë në gjendje të mbledh, në vitin 1944 dhe fillimit të vitit 1945, autoritetet në Greqinë e veriut kryenin brutalitete të egër duke dëbuar më shumë se 35,000 çamë, banorë të Çamërisë, nga shtëpitë e tyre, ku ata kishin jetuar për shekuj me radhë, duke i ndjekur ata përtej kufirit pasi i kishin plaçkitur tokën dhe pronën e tyre. Shumica e të rinjve u vranë sepse shumica e refugjatëve ishin popull i vjetër dhe fëmijë. ”

Synimet e vërteta të këtij genocidi u panë në letrën e gjeneralit grek, Zervas, një mercenar gjakatar, i cili udhëhiqte masakrat kundër shqiptarëve të çamërisë. Në një letër drejtuar bashkëpunëtorit të tij në këto krime, K. Danis në vitin 1953, ai konfirmon: “Duhet të ndihemi krenar për atë çfarë kemi bërë, për të pastruar Çamërinë nga shqiptarët që për më shumë se 500 vjet udhëtim në shpatullat e Heleneve, duke i dhënë mundësia që malësorët të zbresin në fusha “.