Ejup Berisha

I dashuri dhe shumë I shtrenjti Babai i im të përshëndes përzemërsisht dhe dua të të informoj se më ka marrë shumë malli për ty. Pra kanë kaluar shumë vite që nuk jemi parë dhe ja sot po bëhen 25 vite të plota pa prezencën tënde fizike në këtë botë. Me këtë rast unë dua të të informoj se më mungon shumë. I dashuri dhe shumë i shtrenjti Baba ti më 20 nëntor të vitit 1993 tragjikisht e humbe jetën në fatkeqësinë ajrore që ndodhi në afërsi të Aeroportit të Ohrit, dhe prej asaj kohe një mjegull shumë e madhe dhe e zezë e ka errësuar jo vetëm jetën time por edhe të anëtarëve të tjerë të familjes tonë. E di që gjithqka ka qenë në rregull jo vetëm me ty por edhe me udhëtarët tjerë të avionit atë natë para 25 vitesh dhe atë deri kur, deri në momentin kur kanë filluar problemet me fluturimin e Avionit me të cilin ti ishe nisur për të ardhur nga Gjeneva në Shkup atë kohë prandaj deri në momentin sa ka filluar drama me Avionin që po fluturonte në qiellin e Republikës së Maqedonisë gjithçka ka qenë në rregull. Por ka mjaftuar vetëm një çast që gjithqka të kthehet mbrapsht dhe të përmbyset gjithçka dhe jetët tona të marrin kahje krejtësisht të kundërt. Kjo ngjarje e ndryshoi tërësisht rrjedhën normale jo vetëm të jetëve por edhe të fateve tona njerëzore. Duke e pritur lajmin se a ke mbrri shëndosh dhe rehat në destinacionin përfundimtar: Dhe pas katër orësh ne e kuptuam se Avioni ka pësuar aksident tragjik, por para se të ndodhte tragjedia unë e di se çfarë përjetimesh të trishtueshme të frikshme dhe çfarë traumash ke përjetuar ti dhe 114 udhëtarët tjerë të Avionit të Aviokompanisë Avioimpex në atë natë të ftohët dhe të kobshme vjeshte në Ohër. Pra babai im ti atë kohë u nise për të ardhur në shtëpi por po të informoj se nuk arrite ta përfundosh me sukses atë aktivitet udhëtimi sepse më vonë ndodhi fatkeqësia. Meqë ti nuk e di se çfar ka ndodhur më vonë më saktësisht atë natë me ty dhe bashkudhëtarët e tjerë unë do të themë se për shkaqe banale Avioni Jak-42 në të cilin ke hipur ti për të udhëtuar për në Shkup si pasojë e kushteve të vështira atmosferike apo mjegullës së dendur në aeroportin e Shkupit është urdhëruar që të aterrojë në Aeroportin e Ohrit. Dhe gjatë tentimit që avioni të ulet në këtë Aeroport kanë filluar të gjitha problemet që rezultuan me goditjen e Avionit në majën e Malit Trojan. Unë nuk mund të flas për kushtet dhe atmosferën e fluturimit gjatë dy orëve e më tepër sa ka zgjatur udhëtimi yt deri te Aeroporti final, por mund të flas për ndodhitë pas përplasjes së Avionit me majën e Malit atje në Ohër. I dashuri Baba atë natë të gjithë ju udhëtarët e Avionit jeni djegur gjatë tërë natës derisa nuk kanë arritur ekipet e shpëtimit për ti marrë trupat tuaj të bërë shktumb e hi, sepse atë kohë Autoritetet shtetërore të Maqedonisë nuk kanë pasur as mjete adekuate teknike e as kuadro të aftësuara shptimtarësh që të vijnë e tju shpëtojnë të paktën jo nga vdekja por nga flakët që e kanë kapluar Avionin dhe juve pas përplasjes fatale. I dashuri Baba momenti tjetër më i vështirë pas marrjes së lajmit të kobshëm se është rrëzuar Avioni ka qenë tentimi për identifikimin tuaj. Dhe kjo u bë e mundur falë angazhimit të ekipeve kompetente të mjekësisë ligjore. Identifikimi yt u bë pas një jave kështuqë trupin tënd të pajetë dhe të djegur e të bërë shkrumb e hi e morrëm dhe e sollëm në Shkup. të madh e vaj si dhe me pjesmarrjen e shumë familjarëve komshive dhe miqëve tanë ty të dërguam te shtëpia e jote përjetshme te varrezat e qytetit. Me këtë rast që zgjatën gati gjashtë javë ku gjithashtu patën ardhur shumë familjarë miq dhe dashamirë tanë për të na shprehur ngushllimet e tyre më të sinçerta për çfar e shfrytëzoj edhe njëher rastin që ti falenderoj të gjithë përzemërsisht. I dashuri dhe i shtrenjti im baba meqë vdekja yte ishte shumë tragjike dhe e dhunshme unë në 25 vjetorin e kësaj ngjarje shumë të rëndë dhe tragjike nuk munda që të mos kujtoj dhe ti themë disa fjalë për të dhe për fatkeqsinë. Thash se dua të të përshëndes dhe të të themë edhe njëher se më mungon shumë. A e di pse sepse ti ishe Babai më i mirë më i artë,tepër i sjellshëm i edukuar dhe shumë i kulturuar. Ti pra si i tillë me shumë përkushtim dhe përpjekje u përkujdese që të më rritësh shkollosh dhe edukosh në frymën e parimeve të civilizimit përparimtar njerëzor. Për çfar arsye unë të falenderohem ty Baba, Unë pra të falenderoj dhe do të falenderohem çdo herë për të gjitha përpjekjet që të më rritësh dhe jetën të ma bëshë shumë të lumtur gjë që e ke bërë realitet sa ishe gjallë. Pra edhe njëherë FLM i dashuri dhe i shtrenjti im baba. Nëse më pyet për gjëra të tjera e di që ty të intereson se çfar kamë arritur unë në jetë. Dhe pa ndonjë tendencë për lavd dhe mendjemadhësi baba dua të të informoj se jamë angazhuar dhe kamë punuar shumë për shkollimin tim në nivelet më të larta akademike. Nga ana tjetër nëse të intereson politika dhe ekonomia këto janë gjithmonë në stagnim sepse te to nuk ka asnjë përparim. Ndërsa pa përparimin e tyre nuk shkon dhe nuk do të ecën asgjë në rregull jo vetëm te ne por edhe gjetiu nëpër botë. Në rregull Babai im edhe njëher të përshëndes dhe shpreh dëshirën e flaktë që të takoj diku në parajsë edhe pse do të jetë shumë vështirë për mua që ta siguroj një vend aty në Parajsë ku do të jeshë ti pasi që Perëndia nuk e dërgon gjithkënd, atje por vetëm se ata më të mirët më të sinqertët,më të edukuarit dhe më të kulturuarit. Prandaj Babi jamë shumë i lumtur që ti do të shkosh drejtë për së drejti në Parajsë e sa më përket mua unë nuk e di se ku do ta bëj vendin.