Fama, pushteti, paraja janë trekëndëshi perfekt rreth së cilës fokusohemi. Ndoshta humbasim në mendime, kërkojmë të prekim të paktën njërën brinjë të këtij suksesi apo ndoshta të gjejmë një balancë të pranueshme mes tyre. Por a mundemi vërtet t’ia dalim? Ndoshta po, ndoshta jo, por ato ja kanë dalë, janë femrat më të pushtetshme në botë.

Të pushtetshme, të famshme dhe të rrethuara nga luksi, lajmet mbi to mbushin faqet e shtypit dhe bëjnë gjithmonë zhurmë. Një lëvizje e zakonshme e tyre, bëhet lajmi i ditës, burim klikimesh dhe lajm ndërkombëtar. Pushteti pra…

Mjafton një klik mbi gratë më të pushtetshme dhe ja …

10 femrat më të pushtetshme të Botës sipas revistës Forbes.

Angela Merkel  mbetet akoma një nga femrat më të fuqishme të botës.

Kancelarja gjermane ka mbajtur vendin më të lartë në listën Forbes e femrave më të fuqishme për shtatë vjet rresht.

Një tjetër udhëheqëse e shquar në politikë, Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May renditet në vendin e dytë. Është hera e parë që ajo shfaqet në listën vjetore të Forbes.

Melinda Gates, bashkëkryesuese e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, është femra amerikane e rangut më të lartë, duke marrë vendin e tretë. Shtatë prej 10 grave më të fuqishme në botë janë amerikane, sipas listës Forbes.

Lista vijon me

4.Sheryl Sandberg: COO, Facebook, SHBA

5.Mary Barra: CEO, General Motors, SHBA

6.Susan Wojcicki: CEO, YouTube, SHBA

7.Abigail Johnson: CEO, Fidelity 

Investments, SHBA

8.Christine Lagarde: Drejtoreshë e Menaxhimit, International Monetary Fund (Fondi Monetar Ndërkombëtar), SHBA

9.Ana Patricia Botín: Drejtuese, Santander Group, Banco Santander, Spanjë

10.Ginni Rometty: CEO, IBM, SHBA

Forbes përcakton renditjen duke vlerësuar katër kategori: paratë – që mbulojnë vlerën neto, të ardhurat e kompanisë, asetet nën menaxhim ose GDP – praninë dhe ndikimin në media./Dita/

Loading...