Atdhe Nuhiu me ekipin e tij, Sheffield Wed u kthyen me tri pikë të rëndësishme. Sheffield Wed shënoi fitore me rezultat 1:0 kundër Fulhamit, në ndeshjen e javës së 25-të të Championship (Liga e Dytë e Anglisë). Karakteristikë ka qenë së në minutën e 29-të sulmuesi shqiptar me mjeshtri e pason një top deri të Wallace, i cili nga rreth 30 metra gjuajti fortë dhe mposhti portierin vendas, 0:1. Nuhiu luajti mjaft mitë dhe sidomos në pjesën e dytë pati një rast të mirë, por portieri Lonergan me mund të madh e dëboi topin në korrne. Nuhiu luajti deri në minutën e 88-të dhe ishte ndër më të mirët. Sheffield Wed është ngjitur në vend të shtatë me 39 pikë, kurse Fulham pozicionohet i 19-ti me 27 pikë.

Loading...