Ardian Nuhiu është trajner i ri i Dritës së Gjilanit, kampion i Kosovës. Ai tashmë gjendet para një sfide të re.

“Nuk kam mundur ta refuzojë Dritën, pasi unë isha pjesë e skuadrës. Isha ndihmës i Shpëtim Duros dhe normalisht që Drita ishte opsion i parë. Përndryshe, çdo respekt për Duron. Pas eliminimit nga kupa ai dha dorëheqje dhe erdhi oferta e klubit për mua. Mund të them se do të jap maksimumin në periudhën e ardhshme të shënojmë suksese”, tha Ardian Nuhiu.