Të marten (dje) edhe Renova i filloi përgatitjet për sezonin pranveror. Nikolla Ilievski e pati grumbullimin e parë në Tetovë, ku do përgatiten deri më 25 janar dhe më pas do të transferohen në fazën finale në Ohër.

Fisnik Nuhiu, i cili është një prej lojtarëve më me përvojë, konsideron se nëse skuadra dëshiron një pranverë të suksesshme, atëherë duhet të përgatiten maksimalishtë.

“Çdo ditë duhet të punojmë me përkushtim të madh, të japim gjithcka nga vetja dhe të fokusohemi në atë që kërkon trajneri nga ne. Nëse kemi përgatitje të suksesshme, atëherë shpresojmë në rezultate pozitive në sezonin pranveror”, tha  Nuhiu.

Renova përgatitjet i nisi me tre prurje të reja dhe ata janë: Burhan Mustafov, Bojan Miovski dhe Ermedin Adem.

Loading...