Gareth Bale ka qenë lojtari i parë që ka kaluar kufirin prej 100 milionë euro kur në vitin 2013 ishte transferuar te Real Madrid nga anglezët e Tottenham.

Që nga atëherë, Gareth Bale ka luajtur 211 ndeshje për Real Madridin, duke shënuar edhe 98 gola.

Por, këta numra mbesin në hije kur dihet se sa shumë ka vuajtur nga lëndimet Bale gjatë kohës së tij te Real Madrid.

Një lëndim të ri Bale, e ka pësuar edhe në ndeshjen e fundit që Real Madrid luajti baras 2:2 në udhëtim te Villarreal.

Ky ishte lëndimi i 28-të për Balen që nga koha e transferimit te Real Madrid. Gjatë kësaj kohe, 29 vjeçari nga Uellsi ka munguar në 65 ndeshje.

Shumë më tepër se një sezon i plot.