“Ne kemi shikuar që sa më shpejtë të jetë e mund të ndihmojmë. Sekondat ishin në pyetje. Pashë një nga pasagjerët e bllokuar se si qëndron i ngujuar nga gjysma e trupit, duke mbajtur në dorë telefonin. Ka telefonuar dikë për t’i kërkuar ndihmë dhe thoshte: ‘Nuk e dijë nëse do jem gjallë, më ndihmoni’Kam ndihmuar shoferin dhe disa njerëz të tjerë që ishin në autobus. Në makinë, kam marrë gjashtë të plagosur, dhe në bagazhin e kam vënë një njeri vetëm për t’i ndihmuar ata, dhe i dërgova menjëherë në spital. Shoferi humbi vetëdijen, ai nuk fliste shumë, “rrëfen për TetovaSot një banor i fshatit Laskarcë.

Vendasit na thanë se nëna dhe babai i djalit të plagosur në autobus erdhën në vendin menjëherë pasi djali ishte në gjendje t’i thërriste ata dhe t’u tregonte atyre se çfarë kishte ndodhur. Ata e morën atë nga duart dhe e çuan në spital.

Deri tani nga tragjedia e mbrëmshme kanë humbur jetën 15 persona dhe më shumë se 30 të tjerë kanë mbetur me plagë të ndryshme dhe po hospitalizohen në Spitalet e Shkupit./TS