Një luaneshë pati një zgjim thuajse të pabesueshëm nga një luan mashkull, që u afrua me aq lehtësi dhe e ngacmoi pak. Femra po flinte në Maasai Mara në Kenia, kur njëri nga meshkujt në tufën e saj filloi ta vërente. Më pas, ai eci me aq lehtësi drejt saj, duke e befasuar me kafshimin e lehtës në pjesën e shpinës.

Femra u ngrit e traumatizuar dhe sulmoi mashkullin e saj, por përleshja nuk zgjati shumë pasi “mbreti i xhunglës” preferoi të tërhiqej.

Udhëzuesi i Safarit, Joshua Loonkushu, i cili realizoi filmimin, zbuloi se në 8 vitet e tij të udhëzimeve nuk kishte parë kurrë një rast të tillë.

“Unë nuk mund të imagjinoj se luani mashkull do të sillej kështu! Ai u ngrit dhe vazhdoi të ecte drejt luaneshës, pothuajse fshehurazi”.

“U thashë vizitorëve të mi se kemi diçka mjaft interesante këtu. Në 8 vitet e mia si udhëzues, ky ishte rasti i parë i këtij lloji! Kurrë nuk kam parë diçka si kjo”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/nuk-kisha-pare-kurre-nje-rast-te-tille-621605/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright