Përveç bukurisë natyrale nuset e Hardinajve njihen edhe për elegancën dhe sharmin që kanë, shkruan “Kosovarja”.

Sa herë që publikojnë fotografi në rrjetet sociale ato marrin komente të shumta nga ndjekësit.

Bashkëshortet e vëllezërve Haradinaj, si çdo herë tjetër edhe tani janë shfaqur së bashku me një atmosferë siç dijnë ta ndezin katër kunatat.

Në një video të publikuar nga Lola Haradinaj shihen të gjitha kunatat së bashku dukë i kënduar komandatit legjendar Adem Jasharit, ku në sfond ndëgjohet kënga e të madhes Shkurte Fejza.

Po ashtu, në atmosferën e tyre nuk mungoi as kënga e fundit e këngëtares Elvana Gjata, e cila u bë hit kohët e fundit duke u pëlqyer jashtëzakonisht shumë.

 

Këtë afërsi që kanë ato, patjetër që do ta lakmojnë të gjithë.

Siç duket për nuset Haradinaj nuk vlen fjala kunatat, pasi që çdo herë shfaqen të lumtura krahas njëra-tjetrës, sikur të ishin motra./Kosovarja/