Një familje shqiptare me vendbanim në Ringsheim të Gjermanisë, ishte dëbuar për në Shqipëri. Nxënësit gjermanë, tashmë kanë grumbulluar donacione nga kursimet e tyre.

Në mbledhjen e këshillit komunal të para disa ditëve, nuk ishte më tepër se një temë kryesore: Një familje shqiptare e cila ishte strehuar si refugjatë në një apartament me qira nga ana e komunës, në muajin dhjetor është dëbuar në Shqipëri. Aty tani do të vendoset një familje turke (prindërit dhe një fëmijë). Pikë. Kryebashkiaku i kësaj komune nuk kishte më shumë informata.

Megjithatë, deportimi i familjes shqiptare ka lënë gjurmë në fshat. Sipas informacioneve të gazetave gjermane, familja shqiptare qysh në vjeshtën e kaluar ka qenë para dëbimit, bile e ka pasur edhe biletën e kthimit për fluturim nga Frankfurti, informon Shtegu.com. Mirëpo, gjendja shëndetësore e babait (ai ishte në dializë) e ka vënë në dyshim mundësinë e dëbimit, e megjithatë familja ishte marr asaj nate nga autoritetet gjermane.

Fakti që familja nuk u kthye në atdheun e tyre të vjetër, në atë kohë kishte arsye të tjera: Fluturimi kishte dështuar. Familja sërish kthye në Ringsheim. Më 4 dhjetor të vitit të kaluar, më në fund autoritetet raportuan për zbatimin e dëbimit: Familja e katëranëtarëshe u dëbua me avion, nga Shtutgarti në Tiranë.
Procesi i dëbimit ishte shumë tronditës për nxënësit e Shkollës “Karl-Person-Schule”. Djali më i ri ishte i integruar mirë në shkollën fillore në klasën e katërt, informon Shtegu.com. Prandaj, u realizua një aksion spontan humanitar. Kursimet e tyre, nxënësit i dhuran për familjen shqiptare, shuma e të cilave arriti në 1.180 euro krenare. Donacioni tashmë i është dorëzuar familjes në kryeqytetin e Tiranës, tha drejtori i shkollës Alexander Brucher. Fëmija më i ri i familjes shqiptare kishte gjetur shumë lumturi dhe shokë në shkollën fillore, në mesin e tyre edhe Levi Weber, i cili përmes WhatsApp-it ka qëndruar në kontakt me familjen. Levi Weber dëshiron të fluturojë gjatë festave të Rrëshajëve me vëllezërit e motrat, si dhe shoqëruesit e tjerë në Tiranë, për të vizituar familjen.