Më shumë pa libra se me libra. Kjo është situata me të cilën përballen nxënësit e shkollave fillore në vend, raporton Alsat. Edhe pse deri në fund të vitit shkollor kanë mbetur edhe pak muaj, nuk është gjetur ende zgjidhje. Mungesë më e madhe e librave vërehet në lëndët: gjuhë shqipe për klasën e gjashtë dhe të nëntë, gjuhë maqedonase, histori, gjeografi dhe arsim qytetar. Alsat qëndroi në shkollën fillore “Alija Avdoviç” të fshatit Batincë, ku thuajse gjysma e nxënësve të klasës së gjashtë zhvillonin orën mësimore pa libra të gjuhës shqipe. Për të mos mbetur mbrapa me mësime nxënësit e kishin kopjuar këtë libër.