Edhe pse Maqedonia sipas Kushtetutës është shtet sekular, në librin e muzikës për klasën e gjashtë, ky parim shkelete me të dy këmbët.
Në këtë libër, nga i cili mësojnë edhe nxënësit shqiptarë, përveç që gati gjysma është maqedonisht dhe me alfabet cirilik, veç tjerash ka edhe këngë me përmbajtje fetare, siç është kënga “Kolede”, festë që i paraprin “Bozhiqit”, shkruajnë mediumet në Tiranë dhe Prishtinë, duke e vlerësuar këtë si skandal të radhës me tekstet shkollore në Maqedoni.

Sipas tyre, autorë të librit janë Sllavjanka Dimova, Vera Angellovska dhe Marina Vasiq Stefanovska. Përveç këngës “Kolede”, ky libër përmban edhe tekste për Vasilicën dhe Varvaricën, pastaj këngën “Stojan mi bolen lezheshe”, si dhe këngën “Borjano, Borjanke”.