Sot, proekti i USAID Partneritet për rregullativë më të mirë afariste, i cili implementohet me në partneritet me katër odat më aktive në vend, mbajti prezantim të hulumtimit vjetor për vlerësim të mjedisit afarist në Maqedoni për vitin 2018. Kjo analizë kryhet për të tretin vit radhazi, në një mostër që prezanton sektorin afarist të Maqedonisë. Rezultatet e fituara duhet t’i ndihmojnë odat ekonomike dhe krijuesit e tjerë të politikave strategjike shtetërore për të kuptuar më mirë situatën aktuale në sektorin e biznesit në Maqedoni, veçanërisht në pjesën e sfidave më të zakonshme që kompanitë përballen çdo ditë në kryerjen e aktiviteteve të tyre.

“Bashkëpunimi i fortë midis sektorit publik dhe privat është i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi afarist që do të mbështesë dhe inkurajojë rritjen ekonomike. Një komunitet i fortë dhe energjik i biznesit të vogël është thelbësor për të ndërtuar shtyllën e çdo ekonomie dhe i bëj thirrje të gjithëve këtu që ta përkushtohen në zhvillimin dhe prioritizimin të këtij sektori të rëndësishëm në shoqëri “, tha Grechen Birkle, përfaqësuese e zyrës së USAID-it në Maqedoni.

Rezultatet tregojnë se krahasuar me dy vitet e fundit, informacioni lidhur me përputhshmërinë ligjore është rritur gradualisht midis kompanive.

“Lidhur me këtë, në 2018, rezultatet treguan një trend pozitiv prej 35% krahasuar me vitin 2016, ku kompanitë raportuan rritje të niveleve të përfshirjes në zhvillimin e rregullativës afariste. Sa i përket vlerësimit të përgjithshëm të legjislacionit kombëtar, kompanitë theksuan se ekonomia gri është një nga çështjet kyçe që pengojnë rritjen e sektorit të biznesit në Maqedoni. Vërehet se zgjidhja e kësaj çështjeje do të përmirësojë mjedisin e afarist dhe do të ndihmojë kompanitë të përmirësojnë operacionet e tyre. Përveç kësaj, shumica e të anketuarve, si përparësitë kryesore që duhen trajtuar në periudhën e ardhshme, renditën reformat për krijimin e një sistemi gjyqësor efikas dhe sigurimin e një mjedisi të qëndrueshëm makroekonomik. Megjithatë, në përgjithësi, kompanitë besojnë se në tre vitet e fundit vendi ka rritur konkurrueshmërinë rajonale në garë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në kumtesë.

Ata thonë se odat me përpjekjet e avokimit deri më tani kanë dhënë rezultate konkrete që sjellin përfitime për sektorin privat në Maqedoni.

“Deri më tani janë zvogëluar ndëshkimet për taksat e vogla dhe kundërvajtjet doganore, dhe afati kohor për privatizimin e tokës është zgjeruar; duke finalizuar Ligjin e ri të Prokurimit Publik, i miratuar zyrtarisht dy javë më parë, pritet të rrisë transparencën, të mundësojë një cilësi më të mirë të prokurimit, të rrisë konkurrencën dhe të synojë kontroll më të mirë në prokurimin publik; Ligji i ri për Praktikën dhe Ligji i ri për Mbikëqyrjen e Inspektimit, të cilat duhet të miratohen së shpejti, janë përgatitur gjithashtu në bazë të informacionit të marrë nga sektori privat”, thuhet në kumtesë.

Loading...