Ejup Berisha

Oliver Spasovski me gjithë respektin që e kamë për të si individ, por edhe për punën dhe angazhimin e tij si njeri i parë në dikasterin e punëve të brendëshme që po angazhohet duqishëm dhe shumë seriozisht për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për angazhimet e tjera të tij që i ka bërë dhe po i bën në realizimin e interesit të përgjithshëm në shtet fatkeqsisht nuk është kandidat konsenzual por është kandidat zori për Presidnt Republike. Sa i përket zgjedhjeve të radhës presidenciale LSDM dhe BDI nuk janë të sigurta se do mund të sigurojnë fitore në to, kështu që me përcaktimin për një kandidat të përbashkët për President në rastin konkret për Oliver Spasovskin e LSDM-së i kanë bërë sakt dhe mirë përllogaritjet e tyre zgjedhore. Kështu LSDM dhe BDI e dinë se nuk kanë rejtingje të duhura për tu paraqitur të ndara në Zgjedhjet Presidenciale prandaj i kanë bashkuar forcat dhe kanë sjellur vendim që të dalin me kandidat të përbashkët Presidencial. Në këtë situatë të dy partitë bashk me partnerët e tjerë të koalicionit qeveritar shpresojnë që të arrijnë rezultat më të volitshëm zgjedhor përballë VMRO-DPMNE-së duke e pasur parasyshë faktin se partia opozitare maqedonase fuqishëm do ta sulmoj LSDM-në për arritjen e Marrëveshjes së Prespës me të cilën u bë ndryshimi i emrit të shtetit nga Republika e Maqedpnisë në Republika Veriore e Maqedonisë, të cilën marrëveshje VMRO-DPMNE-ja e llogaritë si një lloj tradhëtie kombëtare. Ndërsa BDI-së kjo situatë i konvenon më së shumti sepse do të mjegullohet fakti se sa vota do ti merr kjo parti në zgjedhjet e radhës Presidenciale në raport me partitë e tjera opozitare shqiptare sepse sipas të gjtha sondazheve të fundit elektorati i këtyre të fundit po shtohet e ai i BDI-së po pakësohet. Prandaj edhe njëher me plot përgjegjësi personale,morale dhe intelektuale pohoj se Oliver Spasovski nuk është Kandidat konsenzual por i njëjti është kandidat Zori për President Republike.