XHELADIN MURATI

Çështja e  pozicionit politik dhe e funksioneve politike të opozitës shtrohet me theks dhe kushte te veçanta në shoqërinë demokratike atëherë kur në jetën e shoqërisë ndodhin ngjarje të rendësishme politike ose kthesa të mëdha, pra kur ndryshojnë rrjedhat e zhvillimit të tij ekonomik e shoqëror apo ndodhin tronditje që e ndryshojnë gjeografinë e shoqërisë. Këto kushte në shoqërinë tone shqiptare janë pjekur dhe shtrojnë domosdoshmërinë imperative të  ndërrimit të rrjedhave.

Po a mundet opozita shqiptare të bashkohet dhe të inicojë ndryshime, të sjellë risi e ndryshime në të mire dhe favor të kombit? Përgjigjja është shumë shtresore dhe komplekse.

Pozicionimi i ndryshëm i partive  opozitare (jashtëparlamentare) dhe i drejtuesve të tyre nuk sigurojnë pritje të reja dhe rikonfigurim të politikës. Ndryshimet dhe mosbashkimi apo mos harmonizimi i interesave, pikëpamjeve dhe strategjive të veprimit për paraqitje të përbashkët shpjegohet me natyrën dhe karakterin e ndryshëm të drejtuesve mbase reflektohet dhe voluntarizëm.

Hyrja në rrugën e ndërtimit të koalicionit opozitar, politikanët dhe drejtuesit e tyre nuk duhet të nisin nga e para. Sado që ka dhe ekzistojnë dallime, por të gjitha kanë kryer ndonjë mision dhe reflektojnë dije, qëndrime dhe pikëpamje. E kaluara nuk duhet të jetë pengesë bashkëpunimi, përkundrazi eksperienca të vihet në funksion të suksesit e të ardhmes.

Derisa LR -PDSH e shikon veten si lider të opozitës, mbrojtës të të drejtave të shqiptarëve, RDK e përjeton veten si force udhëheqëse të shqiptarëve të verifikuar politikisht, BESA si lëvizje masovike mbarëshqiptare dhe PPD-ja si force me bagazh historik dhe potencial te verifikuar politik, sigurohen të gjithë faktorët për mbarësi dhe fitore. Edhe mbi të gjitha dallimet mund të tërhiqet paralele mes tyre. Të gjitha kanë emërues të përbashkët barazinë kombëtare e cila nxit në ambiciet që të gjithë bëjnë një front të  përbashkët.

Dhe këtu një çështje qenësore është: A është e barabartë opozita mes vedi?  Nuk ka rendësi për raportin mes opozitës nëse ato janë apo nuk janë miqësore, ato veprojnë  dhe është e nevojshëm dhe e arsyeshme të bashkëveprojnë si front i bashkuar në parime dhe strategji.

Vetëm se duhet të dijnë të menaxhojnë me pjekuri politike, pa skepticizëm, pa eufori, pa tersllëqe. Dhe ajo që duhet evituar janë sulmet verbale mes tyre.

Mund të ndodhë në momente të caktuara të veprimit politik të një partie të mungojnë në një ose në një masë tjetër baza e besimit të ndërsjellë midis partive,  dy a më shumë sish.

– Partia ose drejtuesi i saj ose nuk kanë besim te partia tjetër ose kanë një qëndrim të ndryshëm, të parët e pranojnë, ndërsa të dytët e mohojnë në emër të interesave të së ardhmes.

– Për drejtuesit e një partie e kaluara është e kaluar që mbetet politikë dhe në funksion të karrierës së tyre. Sado radikale të jenë ndryshimet, propozimet, platformat politike përsëri shikohen me rezerva.

– Pozicionimi i ndryshëm i drejtuesve dhe i politikanve ndaj pritjeve dhe prirje të opozitës shpjegohet edhe me natyrën dhe karakterin e ndryshimeve që ndodhin.

– Politikanët e një partie politike gjenden në profesione të ndryshme dhe statusin e tyre profesional nuk e lidhin me karrierën e tyre politike. Madje edhe kur politikanët apo drejtuesit e partisë mendojne të njejtën gjë, kjo realizohet në mënyra të ndryshme.

– Politikanët janë në të njejtin terren, ndërsa drejtuesit në një arenë tjetër të veprimit.

– Opozita dhe pozita kanë të njejtën hapësirë dhe elektorat. Të parët dominohen nga inercia, të dytët nga lëvizja. Mund të ndodhë që të parët e shikojnë me skepticizëm entuziazmin e të dytëve, ndërkohë që të dytët e shohin me nervozizëm dhe  shqetësim  pritjen e të parëve.

Këto dhe arsye të tjera diktojnë gatishmërinë dhe domosdoshmërinë për ndërtim të frontit opozitar.

Mendoj se partite opozitare duhet të tregojnë mençuri, sinqeritet dhe bindje se mund të bashkohen dhe të formojnë front të gjerë të përbashkët opozitar, në njëfarë mënyre të bëjnë unifikim konkret të angazhimeve për fitore. Në këtë kontekst të harmonizohen pikëpamjet dhe veprimet në konceptim, në mision, në përbërje, në strukturë, në  potenciale, në proces dhe jo duke u ndalur.  Në rastet kur opozita në vend që të korrigjoje politikën e pozitës e thellon ndasinë e saj, qoftë nga pikëpamja e teprimeve dhe misionin e saj, qoftë nga pikëpamja e mekanizmit të realizimit të projekteve që synon, ajo do të dështon pa unifikimin e forces që posedon. Në këtë kontekst veprimi politikë ngushtohet, humb gjeneralizimin dhe shndërohet nga një veeprim pohues në veprim mohues.

Dëshira e opozitës për të fituar kundërshtarin (pozitën) është gjithnjë e madhe, dhe qëllim i vetëm është fitorja

Kjo është një arsye më shumë që opozita shqiptare jashtëparlamentare të veproj  e bashkuar me strategji koncize rrugës së ngritjes në faktor vendimmarrës..

 

 

Loading...