Sulejman Mehazi/

Ne nuk besojmë, por nëse është e vërtetë se, Ali Ahmeti, me rastin e Zgjedhjeve Presidenciale ua ka zgjatur dorën Selës dhe Bilallit për bashkimin e votave shqiptare për president shqiptar, e, këta jo që e kanë mohuar e refuzuar, por edhe e kanë ofenduar, atëherë lirisht mund të themi se partitë opozitare shqiptare rëndë kanë gabuar.
Nëse opozita shqiptare mendon se në këtë mënyrë ta mposht Ali Ahmetin, përsëri rëndë gabojnë. Kjo mënyrë e veprimit politikë e opozitës shqiptare i konvenon më së shumti BDI-së, këto veprime politike të Selës e Bilallit vetëm që do “stërpikin si fëmijët e vegjël me ujë” Ali Ahmetin e kurrgjë tjetër.
Jo, jo e nderuar opozitë shqiptare s’mundet Ahmeti në këtë mënyrë, veprimet tuaja politike mund vetëm ta dëmtojnë me më pak vota, por jo ta fitoni BDI-në.
Ju, opozitë e dashur nuk e mundët Ali Ahmetin kur ishte i vetmuar dhe i dobët gjatë zgjedhjeve parlamentare, tani partia e Ahmetit është tre fishë më e fuqishme: me PDSH-në, me partinë e Gashit, Mehmetit dhe LSDM-në e Zaevit. Po, ju mund ta dobësoni pak, por s’mund ta fitoni.
Dallimi i juaj prej Ali Ahmetit është se, atij, i mundësohet të bëjë lojëra politike për të fituar, kurse ju, e nderuar opozitë, mundoheni ta bindeni popullatën t’ju votojnë jo për ta mundur, por për ta dëmtuar e “stërpikur si fëmijët e vegjël” BDI-në

Shtojcë:
Lexuasit çfarë të duan le të mendojnë e komentojnë, ama, artikullshkruesi është më opozitë se opozita shqiptare, partitë opozitare kritikojnë, ofendojnë për të marrë pushtetin, kurse…