Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, i cili për vizitë pune qëndron në vendin tonë.

Gjatë takimit Zëvendëskryeministri Osmani, shprehu mirënjohje deri tek Ministri Cakaj, si dhe deri tek Qeveria e Shqipërisë, për ratifikimin e shpejtë të protokollit me NATO-n si pjesë e mbështetjes së vazhdueshme për integrimet tona euro- atlantike.

“Simbolika e këtij gjesti thelbësor është edhe një dëshmi për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira mes dy vendeve, të cilët kohë të gjatë jo vetëm që nuk kanë çështje të hapura, përkundrazi, ndërtojnë marrëdhënie të cilët paraqesin shprehje të vërteta të miqësisë së ndërsjellë dhe afrimit të qytetarëve të të dy vendeve”- theksoi Osmani.

Në vazhdim të takimit Osmani theksoi se krahas suksesit të Prespës, vendosmëria reformuese e Qeverisë, dhe ndjeshmëria politike e qytetarëve suksesin e sotëm të vendit tonë njëkohësisht paraqet frytin e mbështetjes së sinqertë dhe të pakufizuar nga ana e
miqve tanë ndërkombëtar, mes të cilëve edhe mbështetja e fqinjit tonë, Republikës së Shqipërisë, e cila korrespondon edhe me rëndësinë e këtij suksesi për të dy vendet, si dhe për rajonin në përgjithësi.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në prag të fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe mbështetja e ndërsjellë në këtë proces paraqet shprehje të interesit tonë të ndërsjellë për suksesin e të dy vendeve në ambiciet e tyre për fillimin e negociatave me Unionin këtë vit. Kemi edhe disa muaj që ti adresojmë në mënyrë intensive detyrimet tona, dhe ti bindim vendet – anëtare se kemi kapacitet, se kemi progres dhe se meritojmë fillim të negociatave me BE-në” – shtoi Osmani.

Në fund të takimit bashkëbiseduesit u dakorduan se është e nevojshme të sigurohet mbështetje edhe për proceset tjera nga rajoni, duke iu referuar edhe Kosovës dhe Serbisë, çështja e hapur e të cilëve meriton më së paku një trajtim të njëjtë nga bashkësia
ndërkombëtare dhe fqinjët, si dhe tani më kontesti i mbyllur mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sepse e njëjta aktualisht është çështje më e rëndësishme dhe më komplekse në rajon, si dhe u dakorduan se suksesi në tejkalimin e këtij kontesti do të paraqet sukses edhe për të gjithë vendet e rajonit.