Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot kanë deklaruara se Ligji për Prokurorisë Speciale Publike, për të cilin u tha se u bë mollë sherri mes koalicionit qeverisës, sot do të jetë në rend dite në seancë të Qeverisë.

Osmani ka paralajmëruar se në seancë qeveritare do të kalojë Ligji për PSP-në.

“Sot në Qeveri me shumë gjasë do të miratohet ligji për Prokurori ku përfshihet edhe PSP-ja, dhe kjo do të thitë se të dy sistemeve e të luftimit të korrupsionit, Prokuroria dhe Komisioni për Antikorrupsion, janë pikat kyçe të rekomandimeve të BE-së”, tha Osmani.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje paralajmëroi se sot Qeveria në seancë do t’i miratojë Ligjet për Prokurorinë Speciale Publike dhe për Këshillin e Prokurorëve Publik, me çka, siç theksoi, është i sigurt se në tre muajt e ardhshëm do të arrijë t’i plotësojë të gjitha qëllimet e vendosura para nesh nga Këshilli i Bashkimit Evropian nga korriku i vitit të kaluar.

“Më vjen mirë që mund të kumtoj se nesër Qeveria do t’i miratojë këto dy ligje, do t’i lëshojë në procedurë parlamentare. Gjithçka është kristalizuar, është i qartë qëndrimi se në cilën rrugë lëvizim në këtë punë. Në Qeveri tashmë e kemi miratuar Ligjin për reforma në shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit, vazhdon debati transparent nëpër komisionet parlamentare ku presim përfshirje të plotë të opozitës pas të gjitha këtyre Ligjeve nëpër dialog, së bashku t’i precizojmë që të kalojnë në votim. Shpresoj për konsensus. Për një pjesë të Ligjeve na duhet dy e treta e treta e shumicës siç është Ligji i PSP-së”, tha Zaev në konferencë për media duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Javën e kaluar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se sjellja e Ligjit për Prokurori Publike do të jetë një nga momentet kyçëse që do të jenë aktgjykime në vendimin për hapjen e negociatave, duke i pasur parasysh rekomandimet nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Evropian, por theksoi se në atë moment nuk ka siguruar dy të tretën e shumicës në Kuvend për tekstin ligjor që u përpunua nga Ministria e Drejtësisë në konsultim me ekspertët e huaj.