“Bisedimet janë në rrjedhë dhe po mundohemi për një proces inkluziv. Unë jam optimist”, deklaroi zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, duke komentuar kërkesat e Lëvizjes Besa për ndryshimet kushtetuese, shkruan Gazeta Lajm. Sipas Osmanit ky proces është i pakthjyeshëm dhe nuk beson se i njejti mund të dëmtohet. “Unë jam optimist se sot ose në ditët në vijim ky proces do të përmbyllet. Shpresoj që të mbyllet edhe sot”, tha Osmani. /Gazeta Lajm