Pavarësisht se sa shumë mundohet policia dhe organet tjera kompetente të luftojnë kontrabandimin me qenie njerëzore, kriminelët për fat të keq vazhdojnë të gjejnë metoda të reja për ta bërë një gjë të tillë madje duke mos kursyer asgjë vetëm dhe vetëm që t’ia arrijnë qëllimit.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video rrëqethëse që besohet të jetë filmuar në Hanoi të Vietnamit, ku shihet se si një grup burrash e zbresin nga kulmi i rimorkios së kamionit një femër, duke përdorur kështu një kamion tjetër cisternë që ka shkallë.

Një veprim i tillë për fat të keq është i zakonshëm në disa vende e në veçanti në ato ku krimi lulëzon në masë të madhe. Se për çfarë bëhet fjalë, shikoni videon e publikuar më poshtë që ka nxitur reagime të ashpra tek të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin.

Ajo çfarë është më e dhimbshme, është fakti se si gruaja në video bën të pamundurën që t’ju shpëtojë burrave që me dhunë e detyronin të zbriste në tokë. /Telegrafi/

Loading...