Legjenda e futbollit maqedonas synon ta kualifikojë vendin e tij në Kampionatin Evropian 2020

Goran Pandev i ka idetë e qarta, shkruan Gazeta Express.

Legjenda e futbollit maqedonas i ka dy dëshira para se të pensionohet.

Fillimisht, ai synon ta ndihmojë Genoan të shpëtojë dhe të mbetet në Serie A.

Ndërsa, dëshira e tij e dytë është që me Maqedoninë e Veriut të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020.

Por, për ta arritur këtë, maqedonasit duhet ta mposhtin fillimisht Kosovën, me të cilën do të përballen në gjysmëfinale të barazhit në Ligën e Kombeve.

“Me Kombëtaren na pret ndeshja e barazhit me Kosovën. Shpresoj ta mbyll karrierën time duke shkuar në Evropian me skuadrën e vendit tim”, ka thënë veterani i sulmit për mediat italiane.

Kosova nga ana tjetër e ka të njëjtin synim: ta mposht Maqedoninë dhe të shkojë në finale të barazhit, për ta fituar krejt Grupin D të Ligës së Kombeve, i cili qon direkt në Evropianin e ardhshëm.

Kosova do të përballet me Maqedoninë si mysafire në vitin 2020. /Gazeta Express/