Papa Françesku ka pranuar se klerikët kanë abuzuar seksualisht me murgeshat, dhe në një rast ato janë mbajtur si skllave seksuale.

Ai tha se në këtë rast paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua të mbyllte një kongregacion të tërë të murgeshave që u abuzuan nga priftërinjtë.

Mendohet të jetë hera e parë që Papa Françesku ka pranuar abuzimin seksual të murgeshave nga klerikët.

Ai tha se Kisha po përpiqej të zgjidhte problemin, por tha se ishte”ende në vazhdim”.

Loading...