Një skemë fajdesh është zbuluar në Shkodër të Shqipërisë, ku në total janë arrestuar 11 persona dhe 5 janë shpallur në kërkim.

Mes personave të arrestuar është edhe ish-kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani. Ndërsa janë përfshirë edhe noterja pranë Dhomës së Noterisë Shkodër, Valbona Hajdari dhe efektivi i policisë Ergys Lohja, të cilët janë pezulluar nga detyra. Ndërsa për shtetasin me iniciale A.S është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Prokuroria thotë se “dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar”.

Përvetësim pronash-Gjate hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve.

22 persona të përshirë në këtë veprimtari-Si rrjedhoje e veprimeve te përgjimeve telefonike, ambientale, vëzhgimit, të legjitimuar nga Gjykata, administrimit të akteve shkresore, këqyrjeve etj rezultoi përfshirja në veprimtari kriminale e 22 personave emrat e të cilëve u regjistruan si autorë të veprave penale të “Ushtrim pa licence i veprimtarisë bankare”, me pasoja te renda, ne bashkëpunim, “Pastrim i produkteve te veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim të krimit”.

11 të arrestuar

B. A. 61 vjec nga Shkodra
E. M., 33 vjec nga Shkodra
3.A.B. 22 vjec, nga Shkodra;

A.D. 39 vjec nga Shkodra
M.B. 31 vjec nga Shkodra
6.V.N, 37 vjec lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;

E.F., 38 vjec nga Shkodra
E.Q., 41 vjec, nga Shkodra
P.V., 54 vjec nga Shkodra;
L.S., 48 vjec nga Shkodra;
N.A. 52 vjec lindur në Pukë dhe banues në Tiranë;
Të arrestuarit akuzohen për “Pastrimi të Produkteve të Veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të paliçensuar”, “Shpërdorim detyre”, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” dhe “Mos kallëzim krimi”.

Paratë dhe sendet e tjera të sekuestruara

– 238 600 Euro CASH

– 272 400 dollarë CASH

– 414 000 Lekë

– 510 Paund Britanik

– 20 automjete transporti

– 1 revolver,

– 1 krehër pistolete me fishekë

– 1 armë gjahu pa leje

– 5 kompjutera laptop

– 50 celularë

– Dokumente, kontrata, akte dhe deklarata noteriale, për pasuri e transaksione financiare të dyshuara.

Në këtë operacion morën pjesë 160 forca policore dhe 30 automjete të policisë, përfshirë edhe automjete për transportim mjetesh transporti.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet financiare për dokumentimin e të gjitha pasurive të vëna nga aktiviteti kriminal, me qëllim sekuestrimin, konfiskimin dhe rikuperimin tek viktimat e krimit.