Gjykatësi i procedurës paraprake me kërkesë të Prokurorisë Publike i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditorë ish ministrave, Mile Janakieski dhe Spiro Ristevski, të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017. Jo zyrtarisht paraburgim kërkohet edhe për ish kryeministrin Nikolla Gruesvki, i cili ndodhet në azil në Hungari, andaj nuk përjashtohet mundësia që të kërkohet ekstradimi për këtë lëndë.

Paraprakisht në gjykatë për këtë rast sonte ishte i thirrur edhe ish kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski, por ai raportohet të jetë thirrur në imunitetin e deputetit dhe ka lëshuar gjykatën. Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që gjatë ditës së nesërme do të kërkohet nga Kuvendit që t’i hiqet imuniteti.