Partizani ka barazuar 1-1 ndaj skuadrës turke të Sivasporit, në kuadrin e përgatitjeve në Antalia. Golin për të kuqtë e shënoi Jasir Asani në minutën e 47-të, duke sjell në epërsi ekipin e tij, kurse vendësit barazojnë përmes një penalltie në minutën e 67-të.
Në pjesën e dytë, trajneri Gega ka bërë disa ndryshime në përbërjen e të kuqve, duke inkuadruar në fushë disa lojtarë mes tyre edhe talentin shkupjan Besnik Ferati.

Sipas raporteve nga kjo ndeshje, Ferati është aktivizuar për 20 minuta dhe paraqitja e tij ishte perfekte, ku ka pasur edhe dy asistime të bukura. Në fund edhe trajneri Gega është ndarë shumë i kënaqur nga loja e tij.
Miqësoren e radhës, Partizani e ka ndaj Antaliasporit dhe e mbyll ndaj Dinamo Zagrebit.

Loading...