Ministri i pa resor nga radhët e PDSH-së, Bardhyl Dauti ka reaguar pas dënimit me 3.2 vjet burg të liderit të tij Menduh Thaçit. Ai në proflilin e tij në Facebook thotë se do të jetë këtu sepse këtu ka qenë dem baba dem, duke lënë të kuptohet se lideri i tij do të qëndrojë dhe nuk do të largohet.

“Këtu jam e këtu do të jem dem baba dem.

Shqiponja jonë është e rrethuar në hark, mirë që e kemi rrethu, sepse kështu e mbrojmë më mirë, nga shumë kush që po na e sulmon. Një ditë do ta çlirojmë.

Shqiponja na bashkon, e rrethuar sot në harkë apo e çliruar nesër”,ka shkruar ministri Bardhyl Dauti.

Nuk dihet se pas dënimit të Menduh Thaçit nëse PDSH-ja do të largohet nga qeveria./TS