Ishte planifikuar që Britania të largohej nga BE më 29 mars të këtij viti, mirëpo tani ekziston dilema nëse një gjë e tillë do të ndodhë në kohë, meqë nuk ka pajtueshmëri në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me Unionin.
Kryeministrja Theresa May ka thënë se dëshiron të largohet nga Bashkimi Evropian me marrëveshje dhe se do të votojë kundër Brexitit pa pakt, më vonë gjatë ditës në Parlamentin britanik. Ndërsa BE i kërkon Britanisë plan të detajuar për Brexit.

Bashkimi Evropian duhet të kundërshtojë kërkesën e Britanisë për të shtyrë afatin e Brexit-it para se ligjvënësit britanikë ta bëjnë të qartë se çfarë duan të arrijnë, tha koordinatori i parlamentit evropian për Brexit-in, Guy Verhofstadt. Sipas tij, shtyrja e daljes së Britanisë nga BE-ja, qoftë edhe për 24 orë, pas datës 29 mars, mund të bëhet vetëm nëse parlamenti britanik paraqet një plan të qartë për këtë.

Të martën, ligjvënësit britanikë, për herë të dytë, kanë votuar kundër marrëveshjes për Brexit-in të negociuar nga qeveria britanike dhe Bashkimi Evropian duke e vënë në drejtim të panjohur procesin e daljes së vendit nga BE-ja. Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se qeveria e saj, të mërkurën, do të dërgojë një mocion në parlament në mënyrë që ligjvënësit të vendosin nëse do të mbështesin braktisjen e BE-së më 29 mars pa një marrëveshje. May ka thënë se dëshiron të largohet nga Bashkimi Evropian me marrëveshje dhe se do të votojë kundër Brexitit pa pakt, më vonë gjatë ditës në Parlamentin britanik. Ligjvënësit do të votojnë të mërkurën në Parlament nëse Britania do të largohet nga blloku evropian pa pakt.

“Dua të largohemi nga BE-ja me një pakt të mirë, dhe unë besoj se kemi marrëveshje të mirë”, ka thënë ajo para parlamentit. Votimi i së mërkurës është rezultat i refuzimit të planit të kryeministres May për largim nga blloku evropian, për herë të dytë me radhë. Britania ishte planifikuar të largohej nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, mirëpo tani ekziston dilema nëse një gjë e tillë do të ndodhë në kohë, meqë nuk ka pajtueshmëri në Britani për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me BE-në. Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri irlanez dhe kufiri i ashpër që mund të vendoset aty për mallra pas 29 marsit.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016. Ndërkohë Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri sot thirrje deputetëve britanikë për të mos zgjedhur mes alternativave për një dalje nga Bashkimi Europian pa asnjë marrëveshje, pasi vlerësoi se një Brexit i rregullt ishte në interesin e të gjithëve dhe mbetej objektivi kryesor. ”Vijon të jetë dhe unë dëshiroj ta them sot se është në interesin tonë të përbashkët për të finalizuar një largim të rregullt’’, deklaroi kancelarja gjermane në Berlin gjatë një konference shtypi.