Autostrada Tetovë-Shkup është lëshuar për qarkullimin e plotë të automjeteve, pas përfundimit të ekspertizës nga ana e policisë dhe prokurorisë. Por, vazhdon të jetë ende e mbyllur qarkullimi në rrugën e vjetër Shkup-Tetovë, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Në autostradën Shkup-Tetovë prej orëve të para të ditës së sotme vijonte kryerja e ekspertizë në vendin e aksidentit në të cilin  humbën jetën 14 persona.