Kryeministri shqiptar, Edi Rama, pas fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, është larguar nga vendi.

Shefi i ekzekutivit shqiptar njoftoi se po niset drejt Italisë për të mbrojtur Shqipërinë pas protestave të 16 shkurtit, që sipas tij, kanë cenuar investimet dhe turizmin.

“Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cenimit të rëndë që i’u bë përmes shfaqjes së turpshme të dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim, e cila kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëra mijëra njerëz. Për Shqipërinë që duam”, shkroi kryeministri në rrjetin social