Pas kthimit nga Antalia dhe dy ditëve pushim, skuadra e FC Shkupi, të enjten, ka vazhduar me përgatitjet për vazhdimin e kampionatit në ligën e parë të Maqedonisë në futboll.

Kapiteni i bardhekaltërve nga Çairi, Muharem Bajrami, është shprehur i kënaqur me përgatitjet në Antalia dhe miqësoret e zhvilluara atje.

Ai thotë se Shkupi i gatshëm e pret sezonin pranveror.

Sulmuesi i rikthyer nga Vardari , Besart Iseni, thekson se është i lumtur që është kthyer në folenë e vjetër.

Ai ka një premtim për tifozët e skuadrës, Shvercerat.

Trajneri i portierëve, Dardan Miftari, tregon për dëmtimin e portierit Aleksovski. Ai thekson se, megjithatë Shkupi ka tre portierë cilësorë të cilët do të luftojnë në mënyrë të barabartë për pozitën e titullarit në skuadër.

Sezoni pranveror në ligën e parë të Maqedonisë në futboll do të nis me 17 shkurt, ndërsa Shkupi ndeshjen e parë e luan si mysafirë i Sileksit në Kratovë.

FC Shkupi shpalosi ambiciet për në sezonin pranveror (Video)

FC Shkupi shpalosi ambiciet për në sezonin pranveror (Video)

Gepostet von Lajm TV am Donnerstag, 7. Februar 2019