Pas përfshirjes në sherrin banal me kolegun e tij Flori Mumajesi, duket se Stine do t’i mungojë spektaklit të kërcimit në televizionin Klan.

Burime për lapsi.al bëjnë me dije se pas lirimit nga ambientet e komisariatit numër 1, 34-vjeçari Ernest Duka ka fikur telefonat dhe nuk i është përgjigjur stafit të produksionit të “Dance With Me”, të cilët e pritën deri mesnatën e së dielës për provën gjenerale.

As paraditen e së hënës kantautori nuk është bërë i gjallë, ndërsa partnerja e tij Roza Lati duket se ka mbetur vetëm për interpretimin e kërcimit.