Polici nga Malësia e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili është filmuar duke bërë veprime të turpshme në një video me një të mitur i kanë dal edhe veprime të tjera.

Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Ervin Salianji ka publikuar një foto tjetër policit një ambient tjetër ndërsa thotë se ai është larguar nga detyra për tentativa përdhunimi.

“Efektivi B.B ishte larguar nga policia e shtetit për tentativa përdhunimi. Atë e riktheu vetëm angazhimi i tij për Rilindjen si komisioner dhe aktivist gjate zgjedhjeve dhe e bëri polic të Republikës duke i dhënë mundësi të abuzonte me tej, tashmë me të miturën 15 vjeçare, e te vazhdonte të kërcënonte dhjetar gra të tjera!

Shumë prej tyre e kanë denoncuar ne komisaritat, por policia i ka shpërfillur dhe nuk ka marre asnjë here denoncimet e tyre. Pavarësisht se mostra i regjistronte madje edhe me video për ti shantazhuar apo për nevoja denigruese te tij. Sot ekzistojnë prova dhe video qe viktimat i denonconin ne polici, këto video i disponon policia e shtetit!

Disa prova dhe video më kanë ardhur në inbox nga punonjës policie dhe janë neveritëse po aq sa mosreagimi i shtetit në raste të tilla. Kam vendosur të mos i publikoj videot sepse vetëm i shtojnë shëmti videos qe tashme është publike. Por policia dhe organet ligjzbatuese qe i kane, duhet ti dënojnë me ashpërsinë me te madhe ligjore përgjegjësit e mosveprimit po aq sa vetë dhunuesin”, shkruan Salianji.


Rasti u publikua të hënën në media përmes një videoskandali ka ardhur nga një nënë e cila denonconte ngacmimet e seksuale të vajzës së mitur nga efektivi i Policisë së Shqipërisë. /Telegrafi/

Loading...