Edhe bashkëshorti i Tunës menzi po e pret publikimin e albumit të saj.

Tuna po sjell album pas shumë kohësh. Këngëtarja ka vendosur që ta emërojë albumin e saj ‘Fortuna’, ndërsa më 8 mars do ta publikojë atë me një koncert të madh ‘live’ në Filharmoninë e Shkupit.

Albumi me shtatë këngë, ndër të cilat dy janë bashkëpunime me Armend Rexhepagiqin dhe Yll Limanin, menzi po pritet të dalë nga fansat e këngëtares.

E ndër personat që po pret me padurim albumin të publikohet është edhe bashkëshorti i Tunës, Patris Berisha.

Patrisi me anë të një postimi ka shkruar: “Më në fund’ duke i vënë një zemër fotografisë zyrtare të albumit.

Tuna dhe Patrisi janë të martuar edhe kanë një djalë të cilin mjaft shpesh e shfaqin në rrjetet sociale./Gazeta Express/