Komunikata e plotë e PDSH-së

Partia Demokratike Shqiptare vlerëson se vendimi i sotëm i gjykatës themelore për kryetarin e PDSH-së z.Menduh Thaçi është një sinjal i qartë se segmentet e caktuara te errëta në këtë shtet jo që janë aktive por me vendime të këtilla në formë të kësaj gjykate paralajmrojnë pengesë serioze për demokratizimin e mirëfillte si dhe rrugëtimin drejt strukturave euroatlantike.

Partia Demokratike Shqiptare përkujton se këta struktura të caktuara të errëta që fatkeqsisht ende janë të brumosura në institucionet shtetërore si cak të tyre gjithmonë e kanë pasur kryetarin e PDSH-së z.Menduh Thaci i cili në vazhdimësi survejoeshte, përndiqeshte mandej përfshirë edhe tentimin për lik.uidim fizik te tij. Argumente per këtë janë dosjet voluminoze të shërbimeve sekrete mijëra faqe, 3 të tilla në periudha të ndryshme pas vitit 1990 e deri më sot.

PDSH është e bindur se Kryetari i saj z.Menduh Thaçi është tërësisht i pafajshem dhe se do të ndjek gjithë instancat gjyqësore për ta dëshmuar pafajsinë duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Ne jo vetëm qe nuk dekurajohemi nga këto goditje të strukturave të caktuara te errëta por do të vazhdojmë me fanatizëm të luf.tojmë për interesat e shqiptarëve, demokratizimin e mirëfilltë dhe hapërimin e sigurt drejt strukturave euro atlantike.

Shërbimi për informin i PDSH-së