Parlamenti Europian i ka kërkuar Këshillit dhe Komisionit Europian që të ndërpresë negociatat e anëtarësimit me Turqinë. Kërkesa është përcjellë përmes një rezolute që është aprovuar me 370 vota pro, 109 kundër dhe 143 abstenim. Parlamenti Europian ka shprehur shqetësim serioz për rezultatet e dobëta të Ankarasë zyrtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtetin e së drejtës, lirinë e shtypit dhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, me shqetësim shihet edhe përqendrimi i pushteteve në duart e vetme të presidentit Erdogan, i pari president në historinë e Turqisë me pushtet ekzekutiv. /abcnews.al