Kandidati për kryetar Shteti, Stevo Pendarovski gjatë takimit të tij me qytetarët në Sveti Nikoll, se me çdo kusht do të mbroj të drejtat dhe liritë e qytetarëve.

Ai ka kritikuar kundër kandidati i tij, Gordana Siljanovska duke potencuar se ajo është duke i relativizuar ngjarjet e 27 prillit, dhe me këtë ajo është duke toleruar shkeljen e ligjit.

“Dje dëgjuam aktgjykimin e shkallës së pare për ngjarjet e 27 prillit, ku një grup i organizuar dhunuesish nga kreu i partisë që qeveriste me vendin, hyn në parlament me qëllim që ta pengojnë ndërimin e qeverisë. Për fat të keq e njëjta parti dhe udhëheqësit e saj aktuale, nuk arritën të gjejnë forcë për ta dënuar këtë akt, dhe nuk gjetën forcë t’i kërkojnë falje qytetarëve të Maqedonisë. Akoma më keq, kandidati i kësaj partie për kryetar shteti, e relativizoi këtë ngjarje dhe tha se disa persona të tjerë që ishin në anën e viktimave, duhet të ndiqen penalisht, ndërsa jo dhunuesit të cilët rrezikuan jetën e deputetëve”, ka deklaruar Pendarovski.

Sipas tij, primare për të do të jetë të mbroj të drejtat dhe liritë e qytetarëve, si dhe me çdo kusht do të luftoj kundër atyre që duan të shkelin të drejtat dhe liritë e qytetarëve ti limitoj ose ti marr ato.