Kandidati i pushtetit për president shteti, Stevo Pendarovski ka vizituar selinë e BDI-së, ku kjo parti është duke mbajtur mbledhjen të Këshillit të përgjithshëm të partisë.

“Kam mbi 20 vite në skenë dhe të gjithë e dinë se konceptim im është dhe do të jetë Maqedonia për të gjithë. Në të askush nuk do të jetë qiraxhi dhe dikush pronar, nuk duhet të ketë qytetarët të rendit të parë dhe qytetarë të privilegjuar. Për mua të gjithë janë të njëjtë. Me këtë koncept kam marr pjesë edhe në vitin 2014 edhe në vitin 2016. Nuk ka ndryshime, tek unë dhe unë besoj këtij koncepti”, ka deklaruar Stevo Pendarovski.