Qeveria ndryshon mënyrën me të cilën do të llogaritet në atë ardhmën rritja e pensioneve. Lartësia e pensioneve sipas ndryshimeve të paralajmëruara të Ligjit nuk do të varet nga rritja vjetore e pagës mesatare, por vetëm nga përqindja e rritjes së shpenzimeve për jetë. Por, në qoftë se ekonomia shënon rritje prej mbi 4%, do të ketë harmonizim të dytë shtesë për lartësinë e pensioneve. Këtë e deklaroj Ministrja e punës dhe politikës sociale, Milla Carovska e cila ka thënë se ky vendim merret që mos të rritet kufiri i moshës për shkuarje në pension.

Në këtë reformë e bëjm për stabilizimin e sistemit pensional dhe sjelljes së vijës së lakuar e cila vazhdimisht e hapte vrimën (borxhe) në Fondin Pensional drejtë vijës stabile që mban nivel të vazhdueshëm të Fondit me qëllim që të kemi pensione për pensionistët e tanishëm, por të arrijmë pensione të qëndrueshme edhe për pensionistët e ardhshëm – tha Milla Carovska, ministre e punës dhe politikës sociale.

Vitin e kaluar pensioni arrinte thuajse 14 500 denarë. Të dhënat zyrtare shprehen se prej rreth 300 mijë pensionistëve, më shumë se gjysma e tyre marrin pension më të ulët se mesatarja. Tani me rregullat e reja kur nuk do të hyjë në përllogaritje rritja e pagës mesatare nuk mund të pritet rritje e pensioneve meqë shpenzimet jetësore nuk rriten në mënyrë drastike, ndërsa rritje e Bruto Prodhimit Vendor prej katër për qind nuk është arritur në vend madje dhjetë vite.

Loading...