Ministria amerikane e Mbrojtjes konfirmoi se ka filluar të tërheqë një pjesë të pajisjes nga Siria. “Konfirmoj se filluam me tërheqjen e pajisjes nga Siria”, deklaroi një përfaqësues anonim i Pentagonit. Por, ai nuk saktësoi se nga cilat rajone siriane tërhiqet pajisja e armatës amerikane.

Sipas burimeve të pakonfirmuara Komanda qendrore amerikane (CENTCOM) ka caktuar anije dhe aeroplanë të cilat do të përdoren për aksionin e tërheqjes së pajisjes nga Siria. Procesi i tërheqjes filloi pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp nga dhjetori i vitit të kaluar për tërheqjen e armatës amerikane nga Siria. Vendimi i tillë solli edhe deri te dorëheqja e sekretarit të Mbrojtjes Xhejms Matis.

Loading...