I akuzuari Munir Pepiq, i cili sot është dënuar me 15 vjet burg, për rastin e “27 Prillit” ka kërkuar nga gjykata të mos dërgohet në paraburgim. Sepse siç tha ai nuk dëshiron të ndahet nga familja e tij.

Ai theksoi se është njeri familjar dhe se familjen e ka mbi të gjitha.

Kënaqësia ime më e madhe është të qëndroj në shtëpi me vajzën time. Sikur mos të më dërgojnë në paraburgim deri në vendimin e Apelit për këtë rast, ka thënë Pepiq.

Mos të ndahet nga familja ka kërkuar edhe i akuzuari Oliver Radulov.

Si njeri familjar, familjen e kam mbi të gjitha. Sikur mos të më ndani nga familja, ka thënë Radulov.

Për shkak të familjeve të mos dërgohen në paraburgim kanë kërkuar edhe të akuzuarit e tjerë. Ata kanë rikujtuat se garant që nuk do të arratisen janë vënë edhe shtëpitë e tyre, mirëpo edhe shtëpi të shokëve të tyre, se me mend në kokë nuk do ta lënë dikë që ka garantuar jashtë.

Pas shqiptimit të aktvendimit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit, prokurorja Trajçeva ka kërkuar paraburgim për 16 të dënuarit, ndërsa së shpejti gjykatësja Dobrila Kacarska duhet të sjell vendim.