Zëvendës Ministri i kulturës Vlladimir Llazovski së bashku me ministrat për punë dhe politik sociale Milla Carovska dhe Venko Filipçe mbrëm në Teatrin „Komedia“ morën pjesë në shfaqjen „Ariu“, me regji të Dimçe Nikollovski, e cila është interpretuar edhe në gjuhën e shenjave.

Dhënia e shfaqjes „Ariu“interpretuar në gjuhën e shenjave të cilën patën mundësi ta ndjekin  edhe persona me dëgjim të dëmtuar,realizohet me iniciativ të ministrit për kultur Asaf Ademi.  Shfaqja është pjesë e masave të Ministrisë së Kulturës dhe të Teatrit „Komedia“, në bashkëpunim me Trupin Koordinues Nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që edhe personat me aftësi të kufizuara të kenë arritje në përmbajtjet e kulturës.

Me këto masa, për herë të parë në vendin tonë një shfaqje teatri mund ta shikojnë edhe personat e shurdhër, të cilët në mënyrë të papenguar do të mund të kënaqen në dobitë e manifestimeve të kulturës.

Trupi Koordinues Nacional për zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuaradhe Ministria e Kulturës edhe në të ardhmen do të përpiqen në institucionet nacionale dhe lokale që të angazhohen edhe interpretues profesionalë të gjuhës së shenjave.